Mes shumë fjalëve e zhurmave që kanë qarkulluar së fundmi, duket se Karim Adeyemi ka zgjedhur të flasë me vepra dhe jo me deklarata.
Bashkëshorti i Loredanes duket se zërat dhe komentet rreth raportit mes saj dhe Mozzikut nuk po i merr afër zemrës. Përkundrazi, ai ka publikuar një fotografi mjaft domethënëse në rrjetet sociale.
Në imazhin e ndarë me ndjekësit, Adeyemi shihet duke përqafuar Hanën, vajzën e Mozzikut dhe Loredanës. Një moment i ngrohtë, i cili është interpretuar nga fansat si një mesazh i qartë: mbi gjithçka qëndron dashuria për fëmijën.

Pra, siç duket, asgjë nuk e ndalon atë të dhurojë dashuri për Hanën, shkruan Kosovarja.









