Merz i kërkon Trumpit të qëndrojë me evropianët për Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz i bëri thirrje të enjten Presidentit të ShBA-së, Donald Trump që të qëndrojë në krah të Evropës në mbrojtjen e Ukrainës dhe të veprojë për t’i siguruar vendit të përfshirë në konflikt sisteme shtesë të mbrojtjes nga raketat.

Në thirrjen e tij në konferencën e rimëkëmbjes për Ukrainën, Merz tha se po kërkojnë rend politik të qëndrueshme në botë, ndërsa i kërkoi gjithashtu SHBA-së t’i sigurojë Ukrainës sisteme shtesë mbrojtëse nga raketat Patriot për t’u mbrojtur nga bombardimet në rritje të Rusisë.

“Qëndroni me ne dhe qëndroni me evropianët. Ne po kërkojmë një rend politik të qëndrueshëm në këtë botë. Qëndroni me ne në këtë anë dhe në këtë faqe të historisë sonë të përbashkët”, tha Merz, transmeton Klankosova.tv

Gatishmëria e Trump për të vazhduar mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën ka qenë në pikëpyetje në javët dhe muajt e fundit, veçanërisht pasi administrata e tij ka hezituar të mbështesë një projektligj të ri për sanksione të konsiderueshme që synon Rusinë, i cili është duke u shqyrtuar në Senatin e SHBA-së.

Megjithatë, këtë javë, udhëheqësit e Senatit thanë se Trump ishte gati të mbështeste paketën e sanksioneve dhe SHBA-të rifilluan furnizimet e ndaluara të armëve . Kjo ka rritur shpresat në Evropë se administrata Trump ka ndryshuar qëndrim në mbështetjen e Ukrainës mes bombardimeve në rritje të Rusisë.

The post Merz i kërkon Trumpit të qëndrojë me evropianët për Ukrainën appeared first on Kosovapost.net.