Merz dyfishon buxhetin për ushtrinë gjermane, 215 miliardë euro në vit për mbrojtje

Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake: më shumë se 200 miliardë euro në vit do të shkojnë për mbrojtjen!

Kjo vjen pas vendimit të qeverisë Merz për të ndjekur objektivin e ri të NATO-s prej 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një rritje drastike nga niveli aktual prej 2%.

Ministri i Jashtëm Johann Wadephul e bëri publike këtë strategji të re pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Megjithatë, sipas bild, nuk është bërë e qartë se kur do të fillojë zbatimi i këtij plani gjigant.

Gjermania po militarizohet me ritme të paprecedenta – mbi 200 miliardë euro për armë, ushtri dhe fuqi globale.