Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video)

Pas 16 fitoreve rresht në këtë sezon, Bayern Munich është ndalur në barazim 2-2 në transfertën ndaj Union Berlin, e vlefshme për javën e 10-të në Bundesligë.

Vendasit gjetën të parët golin në minutën e 26-të me Danilho Doekhi, i cili shënoi pas një skeme të bukur nga goditja e këndit dhe mbi të gjitha përfitoi nga mungesa e vëmendjes së Manuel Neuer, që padyshim mund të bënte më mirë.

Barazimi do të vinte në minutën e 37-të, ku Luis Diaz do të shënonte një gol shumë të bukur në këndore, pas kombinimit me Stanisic. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1.

Goli i avantazhit për vendasit do të vinte në minutën e 82-të, ku Danilho Doekhi do të shënonte sërish, këtë herë pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit. Ishte Harry Kane në minutat shtesë që shpëtoi Bayern nga humbja, duke shënuar me kokë pas krosimit të Tom Bschof.

Pavarësisht këtij barazimi, Bayern Munich mban vendin e parë me 28 pikë. Union Berlin renditet në vendin e 10-të me 12 pikë.

Dortmundit i ka ikur fitorja prej duarsh në minutën e fundit, duke barazaur në transfertë 1-1 ndaj Hamburger. Verdhezinjtë shënuan të parët me Chukwuemeka, vendasit barazuan shifrat në minutën e fundit shtesë me Konigsdorffer, i cili shënoi me kokë pas një krosimi në zonë.

Dortmund renditet në vendin e tretë me 21 pikë, Hamburger në vendin e 12-të me 9 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Merr fund ecuria e fitoreve rresht për Bayern, bavarezët shpëtojnë në fund. Dortmundit i ikën fitorja nga duart (video) appeared first on Telesport.