Merr flakë një autobus që po udhëtonte nga Kosova në Gjermani

Një incident është shënuar në Gjermani, ku një autobus i kompanisë “Pranvera Travel” ka marrë flakë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar pronari i kompanisë, i cili ka bërë të ditur se autobusi nuk ka pasur udhëtarë dhe se ishte në kthim nga një servis në qytetin Dortmund, ku ishte dërguar për një rregullim teknik.

“Autobusi ka marrë flak në Gjermani ka qenë në një servis të autobusit, nuk ka pasë as udhëtar, as kurgjo, veç një shofer ka qenë. U kanë diçka në servis diçka për rrymë, vetëm servisi e ka bë një gabim teknik, ku duke u kthyer nga servisi, 10 km larg e ka kapur flaka autobusin.”, tha pronari i kompanisë “Pranvera Travel”

Ai shtoi se përgjegjësia për djegien bie mbi servisin ku ishte riparuar autobusi dhe se kompania ka nisur procedurat ligjore kundër tyre.

“Autobusi ka qenë në Dordmund, ka shku vetëm në servis me rregullu diçka me rrymë ka qenë gabim i servisit, tash jam duke shku me paditë atë.”, potencoi ai.