Mbrëmjen e sotme, godina e Bashkisë së Durrësit është përfshirë nga nja zjarr i përmasave të mëdha.
Zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës së bashkisë, ndërsa flakët rrezikojnë seriozisht një sërë dokumentacionesh që gjenden në bashki.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, raporton “Balkanweb”.
Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë përhapur nga një shkëndijë elektrike.
Zjarr ka rënë në katin e parë, ku janë zyrat e tatim-taksave.