Merr flakë aeroplani i linjës Stuttgart-Prishtinë, lëndohet vetëm piloti

Aeroplani i linjes Shtuttgart-Prishtinë që kishte brenda plot qytetarë nga Kosova ka marrë flakë gjatë fluturimit. Më pas është ndaluar në Slloveni. Gazeta Express merr vesh se lëndime ka marrë vetëm piloti.
Ndërkaq nga aeroporti “Adem Jashari” kanë thënë se nuk mund të prononcohen, pasi rasti nuk ka ndodhur në Kosovë.
“Përderisa tek ne s’ka ndodhur, ne s’mund të japim prononcim për ndonjë kompani ajrore”, ka thënë për Express,Unidon Krasniqi, zyrtar për informim në aeroportin e Prishtinës.