Rodrygo ka vendosur të largohet nga Real Madrid. Më saktë, ky duket si një përfundim i përbashkët me klubin.
Xabi Alonso nuk e sheh si titullar brazilianin dhe në ofensivë ka plot opsione. Sulmuesi, ndërkohë, ka nevojë për minuta, kështu që po konsideron ofertat.
Premier League duket destinacioni më i mundshëm për të. Arsenal e kërkon me ngulm. Vlera e tij aktuale llogaritet rreth 90 mln euro, por Florentino Perez kërkon 100 mln euro për të.
Mediat gjermane sot raportojnë se edhe Bayern ka interes për brazilianin. Nëse Luis Diaz nuk arrihet dot, Bayern po mendon se më mirë të shpenzohen 100 mln euro për një lojtar të ri, sesa për kolumbianin, i cili po pret kontratën e fundit në karrierë.
The post Merkato, Rodrygo ka një tjetër klub të gatshëm që ofron 100 mln euro appeared first on Telesport.