Merkato e varfër dimërore? Aspak, madje ka surpriza. Ja sa shpenzuan ligat kryesore europiane

Parmbrëmë u mbyll në mbarë botën dritarja dimërore e merkatos 2026, ndaj tani është koha për bilance. Cili kampionat shpenzoi më shumë në janar? Përgjigjja është e pritshme: edhe këtë vit Premier League u konfirmua si kampionati më i pasur në botë, me mbi 450 milionë euro shpenzime. Skuadra që investoi më shumë ishte Manchester City i Guardiolës, që për të marrlë Semenyo dhe afrimet e tjera shpenzoi pothuajse 100 milionë euro.

Surpriza qëndron pas Premier League. Në vendin e dytë renditet Serie A, me mbi 240 milionë euro të investuara, dukshëm përpara kampionateve të tjera kryesore europiane, madje edhe atij arab. Ky i fundit, në këtë muaj negociatash, rezultoi në mënyrë të pazakontë mjaft “i qetë”, me “vetëm” 93 milionë euro shpenzime.

Renditja e shpenzimeve (janar 2026):
1.Premier League – 453.2 mln €
2.Serie A – 243.6
3.Brasilerao – 201.6
4.MLS – 144.3
5.Ligue 1 – 105.1
6.Bundesliga – 96.7
7.Saudi Pro League – 93.1
8.La Liga – 75.6
9.Super Lig (Turqi) – 70.5
10.Liga Portugal – 59.5

(Burimi: Transfermarkt)

 

The post Merkato e varfër dimërore? Aspak, madje ka surpriza. Ja sa shpenzuan ligat kryesore europiane appeared first on Telesport.