Merkato e kësaj vere ishte zhgënjyese, Barcelona planifikon goditjen e parë të madhe për vitin 2026

Nëse merkato e kësaj vere ka qenë shumë e vakët te Barcelona, pasi u transferuan vetëm Joan Garcia për 25 milionë euro dhe Marcus Rashford në huazim, katalanasit kanë filluar të mendojnë që tani për merkaton e vitit 2026.

Mediat katalanase raportojnë së objektivi i madh i Barcelonës për verën e vitit të ardhshëm është transferimi i Julian Alvarez. Të paktën ky është premtimi që ka bërë presidenti Joan Laporta. Ende nuk dihet nëse ka diçka të vërtet në këtë mes, apo është thjesht një premtim elektoral nga Laporta, duke ditur se para kemi zgjedhjet presidenciale.

Laporta e sheh Alvarez si zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski, polaku pritet të largohet në fund të këtij sezoni dhe ndaj lind nevoja për një sulmues të mirëfilltë 9-sh. Gjithsesi bisedimet me Atletico Madrid nuk do të jenë aspak të lehta, duke ditur që Alvarez është një lojtar kyç për “Colchoneros” dhe vështirë se ata mund të heqin dorë lehtë prej tij.

The post Merkato e kësaj vere ishte zhgënjyese, Barcelona planifikon goditjen e parë të madhe për vitin 2026 appeared first on Telesport.