Meriton Shoshi është emëruar kryeinspektor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Kështu ka marrë vesh Gazeta Blic nga burime të afërta me AKI-në.
Sipas këtyre burimeve, vendimi tashmë është marrë nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, derisa Shoshi këtë detyrë do ta nis nga data 1 shkurt.
Merret vesh se për Shoshin, është pajtuar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
“Meriton Shoshi është emëruar kryeinspektor. Nga 1 shkurti Shoshi do ta marrë edhe zyrtarisht detyrën e re”, thonë këto burime.
Shoshi në këtë post do ta zëvendësoj Shkelzen Sopjanin.