Merino operohet dhe poston foton nga spitali, mesfushori i Arsenal synon të rikthehet në prill

Mesfushori i Arsenal, Mikel Merino, ka konfirmuar se i është nënshtruar një operacioni në këmbën e djathtë, që e pat dëmtuar pak kohë më parë.

Spanjolli u dëmtua në humbjen 2-3 në shtëpi ndaj Manchester United muajin e kaluar. Ai postoi një fotografi në Instagram nga shtrati i spitalit, ndërsa synon një rikthim para fundit të sezonit.

29-vjeçari, në postimin e tij shkroi: “Operacioni u krye! Jam më afër rikthimit”.

“Faleminderit shumë të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Më jep vërtet edhe më shumë energji për t’u përballur me sfidën. Vamos!”, tha Mikel Merino.

Mungesa e tij ndikon shumë te skuadra e trajnerit Mikel Arteta, që synon ta ketë lojtarin për periudhën e fundit të sezonit, ndërkohë që edhe vetë lojtari synon të jetë gati për Kupën e Botës.

The post Merino operohet dhe poston foton nga spitali, mesfushori i Arsenal synon të rikthehet në prill appeared first on Telesport.