Mërgimtarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në 1 orë e gjysmë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, duke bërë të ditur kështu se në pikën kufitare të Dheut të Bardhë po pritet deri në 1 orë e 30 minuta për të hyrë në Kosovë.

Nga kjo pikë kufitare, po ashtu po pritet deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova.

Deri në 1 orë mërgimtarët po presin në pikëkalimin kufitar të Muçibabës për të hyrë në vend, e po aq po pritet edhe për të dalë nga atdheu i tyre.

The post Mërgimtarët për të hyrë në Kosovë po presin deri në 1 orë e gjysmë appeared first on Kosovapost.net.