Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionimin e policës kufitare për mërgimtarët.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se mbështetja financiare për këtë vendim do të jetë tre milionë euro.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë, e cila parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë Murati.