Një mërgimtare ka raportuar në polici se vetura e saj është hapur me forcë nga disa persona të dyshuar.
Rasti është raportuar në Fushë-Kosovë, siç ka bërë të ditur policia.
Gjithashtu policia ka njoftuar se disa persona të panjohur, sipas ankueses, ia kanë hapur bagazhin e automjetit dhe nga aty i kanë vjedhur dy valixhe me rroba, dy telefona celularë dhe dy pasaporta.