Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Shtetasi serb Marko Matoviq i njohur ndryshe si Mat, ish-pjesëtar i Brigadës së 63-të të Parashutistë të Ushtrisë Serbe, u vra në luftimet në rajonin e Kurskut të Rusisë.

Matoviq, i cili mori pjesë në luftën në Ukrainë që nga dhjetori i vitit 2022, ishte anëtar i Divizionit të 106-të të Regjimentit të 119-të të Forcave Ajrore Ruse.

Sipas informacioneve të publikuara nga kanalet serbe Telegram, ai vdiq muajin e kaluar në moshën 38-vjeçare teksa po përpiqej të evakuonte një ushtar të plagosur rus nga vija e frontit, kur u godit nga një raketë e lëshuar nga një dron ukrainas.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Serbisë, pjesëmarrja në konflikte të armatosura në vendet e huaja është vepër penale.

Serbët që marrin pjesë në luftëra jashtë vendit përballen me dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet, ndërsa për organizimin e udhëtimeve në konflikte të huaja, dënimet mund të arrijnë deri në dhjetë vjet burg.