MEPJ thirrje shqiptarëve që ndodhen në Iran: Tregoni kujdes, qëndroni në kontakt me përfaqësitë diplomatike

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka këshilluar qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare.

“Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Iran këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike”, thuhet në njoftimin zyrtar të MEPJ.

Ministria bën me dije se për çdo informacion, emergjencë apo nevojë për ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë ambasadat shqiptare në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

“Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore shqiptare janë në dispozicion për të asistuar qytetarët në çdo situatë”, thekson Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Njoftimi i plotë:

📳Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Iran, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.

Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881

ℹ️ AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI
Email: [email protected]
Tel: +90 (549) 561 19 85