Viktor Gyokeres shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos.
Sulmuesi suedez shkëlqeu së bashku me Bukayo Saka në këtë ndeshje miqësore. Arsenali dominoi takimin dhe tregoi formë të mirë para fillimit të sezonit të ri.
Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Gyokeres. Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka goli i parë për një sulmues të ri në klub.
“Goli i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Mënyra se si e realizoi ishte fantastike dhe besoj se në vijim do të shohim gjëra fantastike prej tij”.
Sipas tij, Gyokeres po përshtatet mirë dhe po krijon lidhje pozitive me pjesën tjetër të ofensivës. Tekniku spanjoll është optimist për paraqitjet e ardhshme të sulmuesit.
The post “Mënyra sesi e realizoi…” Arteta shprehet shumë i lumtur për Gyokeres appeared first on Telesport.