Kushtet stabile atmosferike do të favorizojnë edhe më tutje mot të kthjellët e me diell ditën e enjtë. Mjegulla që formohet ultësirave orëve të hershme të mëngjesit, mund të mbetet edhe pas mesdite në disa pjesë të vendit.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale parashihet të arrinë deri në 11C e 13C, në pjesë ku do të ketë më shumë intervale me diell, derisa në pjesët e mbuluara më gjatë me mjegull, do të jetë më ftohtë, ndërmjet 4C e 8C. Dominojnë qetësitë, derisa ditën mund të fryjë erë e lehtë veriore e veriperëndimore 1-4m/s.
Ditën e premtë dhe të shtunë kalojnë vransira, por që nuk pritet të shoqërohen me të reshura. Temperaturat pësojnë një rënie në 8C e 6C. Frynë erë paksa më e theksuar verilindore 3-6m/s. Të dielen e të hënën, edhe më tutje mot stabil. Ultësirat mund të mbeten më të mbuluara me vransira të ulëta, apo mjegull. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 4C e 7C, derisa ato minimale zbresin në -2C e -1C, njofton Mendimi për Motin.











