“Mendohu mirë dhe vendos për ngjyrat gjelbër e zi”, kreu i Torcidës “Qeti” del me përkrahje publike për Arian Tahirin

Shefqet Begu, i njohur si Qeti, kryetar i tifogrupit mitrovicas “Torcida”, ka dalë haptas në përkrahje të Arian Tahirit në garën për kryetar të Mitrovicës, transmeton Jepi zë.

Duke publikuar një fotografi me Tahirin, Qeti ka shkruar se kush e do më shumë Mitrovicën se ai që ka derdhur mund e djersë për ngjyrat e qytetit.

Ai u ka kërkuar mitrovicasve të mendojnë mirë para se të vendosin për votën e tyre, duke sugjeruar nënkryetarin Tahiri si të denjë për ta udhëhequr Mitrovicën.

Postimi i plotë:

Kush e don Mitrovicèn ma shum se aje qe ka derdh mund dhe djerse per ngjyrat gjelbèrt e zi .
Kush e don ma shum Mitrovicèn se aje qè I ka mbrojtur ngjyrat gjelbèrt e zi.
Mendohu mir dhe vendos pèr ngjyrat gjelbèrt e zi per qytetin tonè Arian Tahirin