Mendimi për motin: Mot i kthjellët e me diell ditëve të ardhshme, maksimalet në rritje graduale

Mendimi për motin – 19.03.2025

Ditën e enjtë edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet edhe më tutje zbresin në vlera negative, -4C e -2C.

Me kthjellime e diell parashihet moti edhe ditën e premtë. Më pas gjatë fundjave kalojnë më shpesh vransira, duke u dendësuar të dielen e të hënën, që japin mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në trend gradual të rritjes deri në 17C e 18C, ato maksimale e minimalet rriten deri në 5C e 8C. Nga dita e premtë erërat ndryshojnë kahjen në jugore e jugperëndimore e frynë të lehta dhe mesatare 3-8m/s.

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar deklaratën e ish-kryeministrit Avdullah Hoti, i cili kërkoi udhëheqje të re për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas Mushkolajt, reagimi i Hotit tregon problemet brenda partisë, të cilat, sipas tij, kanë nisur që në kohën e hartimit të listave zgjedhore. “Pakënaqësitë mendoj se kanë lind shumë më herët, të paktën në kohën kur u bën listat zgjedhore, kur u hartuan ato Hoti u rendit i 13-ti, ndërkohë që të tjerë kanë mundur të jenë më pak meritor sesa ky me kontribut në LDK u renditën më përpara. Unë mendoj se problemi kryesor, ishte renditja e zonjës Kica – Xheleli në listën zgjedhore, edhe pakënaqësitë e zotit Hoti dhe të tjerëve kanë qenë për këtë arsye”, ka deklaruar ai në Debat Plus. Ai ka theksuar gjithashtu se pakënaqësitë nuk kanë qenë vetëm për listat, por edhe për mënyrën se si u zhvillua fushata zgjedhore. “Zonjës Kica – Xhelili iu rezervua numri tre në listën e LDK-së, ndërkohë që të tjerët u vendosën pas saj. Zëra të pakënaqësisë brenda LDK-së ka pasur edhe me fushatën zgjedhore, me pretendimet se Abdixhiku se e ka personalizuar fushatën, që pak a shumë mendoj se kanë pasur të drejtë. Kemi parë një fushatë të personalizuar qysh prej sloganit të fushatës e tutje”, ka deklaruar tutje Mushkolaj.