Mendimi për motin: E diela me diell, temperaturat deri në 22C

Mendimi për motin – 31.10.2025

Mot më i ngrohtë, me kthjellime e diell po parashihet këtë fundjavë të parë nëntori. Orëve të mëngjesit, përgjatë luginave të lumenjëve paraqiten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës, që deri nga mesdita largohet. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C. Ditën po mbetet mot i ngrohtë, me maksimale deri në 20C e 22C. Kryesisht dominojnë qetësitë, me erë të lehtë gjatë ditës 1-3m/s.

Temperatura të larta mbeten ditën e hënë, prej 19C e 20C, mirëpo ditën vransirat shtohen, e përgjatë mbrëmjes rrebeshe shiu përfshinë vendin, që vazhdojnë natën me kalimin në ditën e martë. Të martën vransirat largohen, mirëpo në aspektin termik temperaturat zbresin deri në 12C. Nga dita e mërkurë parashihet mot kryesisht i kthjellët, me një rritje të lehtë të temperaturës maksimale deri në 14C e 15C. Mirëpo minimalet zbresin deri në 0C. Erërat frynë të lehta ditën e diel, nga krahu jugor, derisa të hënën mbrëma, ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë me hove deri në 10m/s.