Mendieta për Botërorin: Spanja mes favoritëve, mezi pres të shoh Brazilin e Ancelottit

Ish-lojtari i Lazios, Gaizka Mendieta, foli për “AS” lidhur me mundësinë e Spanjës për ta fituar Botërorin 2026: “Është një nga favoritët, akoma ka shumë rrugë për të bërë deri atje. Duket se ekipi i trajnuar nga Luis de la Fuente është një grup i madh. Kushdo që luan, performanca dhe niveli janë të larta.

Cilësia, individuale dhe kolektive, është impresionuese. Sigurisht, Spanja, po ashtu Franca, Argjentina dhe Brazili mund të jenë aty. Do shohim si do të shkojë Brazili me Carlo Ancelottin. Talenti atje ekziston, mbetet të shihet nëse Ancelotti mund ta ndryshojë atë Brazilin që shihnim më parë”.

Për Anglinë: “Mund të jetë solide në këtë Botëror. Anglezët kanë talent; nëse arrijnë të jenë të fortë si skuadër dhe të shtojnë pak kreativitet, mund të shkëlqejnë”.

Mendieta shtoi: “Spanja ka mjaft besim për të qenë konkurruese në Botëror. Nëse gjithçka shkon mirë, mund të luftojë për titullin. Duhet kujdes, nuk mund të kemi pritshmëri shumë të larta; e kemi mësuar këtë nga Botërorët e mëparshëm. Është e rëndësishme të kemi frymën e Europianit dhe Ligës së Kombeve në një Botëror”.

The post Mendieta për Botërorin: Spanja mes favoritëve, mezi pres të shoh Brazilin e Ancelottit appeared first on Telesport.