Mendieta lavdëron Barcelonën: Luan mjaft mirë. Real Madridi? Është një fazë tranzicioni

Gaizka Mendieta, në një intervistë për AS, foli rreth Lamine Yamal dhe minutat e shumta që po luan: “Është e vështirë ta vlerësojmë se çfarë është shumë. Natyrisht, ata kanë të gjitha statistikat për të ditur sa duhet të luajë. Mendoj se pubalgjia luan një rol të rëndësishëm për të maksimizuar performancën dhe përcaktuar minutat e duhura. Nëse ekipi nuk po performonte si sezonin e kaluar, kjo ndoshta e detyroi të luante më shumë se sa duhej”.

Ai shtoi se Barcelona po luan më mirë, sidomos në ndeshjen e fundit, dhe se mungesa e Raphinha e ka detyruar Yamal të luajë edhe me pak shqetësime: “Ka shumë faktorë që e kanë detyruar të luajë pa u rikuperuar plotësisht”.

Për Real Madridin: “Është ende një fazë tranzicioni për ekipin dhe Xabi Alonson. Duhet kohë për të implementuar atë që Xabi dëshiron, kjo është situata aktuale”.

The post Mendieta lavdëron Barcelonën: Luan mjaft mirë. Real Madridi? Është një fazë tranzicioni appeared first on Telesport.