Gjithsej shpenzimet e Qeverisë Kurti në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro.
Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti nuk po mundet assesi t’i menaxhojë siç duhet milionat e shtetit.
Nën drejtimin e Kurtit, përgjatë vitit të kaluar janë rritur shpenzimet për miliona euro në Qeveri, shkruan Demokracia.com.
Shpenzimet në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar janë rritur nga 1062.2 milionë euro në 1134.0 milionë euro.
“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 1134.0 milionë euro, ndërsa shpenzimet në TM4 2023 ishin 1062.2 milionë euro”, thuhet në një raport të Agjencisë së Statistikave.
Tutje tregohet se këto shpenzime janë bërë më së shumti në paga dhe kontribute sociale.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë Kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, Formimi i kapitalit bruto 22%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Konsumi i ndërmjetëm 14% ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”.
Në këtë raport tregohet se edhe të hyrat kanë shënuar rritje, por që janë kryesisht nga tatimet që kanë paguar qytetarët.
Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM4 2024 ishin 941.6 milionë euro, ndërsa të hyrat në TM4 2023 ishin 806.5 milionë euro. Pjesën më të madhe te të hyrave e përbëjnë Tatimet në produkte, të cilat paraqesin 67 % të totalit të të hyrave, Tatimet rrjedhëse në të ardhura 13%, Aktivet dhe detyrimet financiare 12%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”./ Demokracia.com/.