,

Memli Krasniqi tregoi pse PDK mori pjesë në takimi e ftuar nga Kurti

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit që patën në qeveri për të diskutuar lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në Kosovë, shkruan Fokusi.info.

Krasniqi tha se ky takim është thirrur për të diskutuar lidhur me pandeminë Covid 19 dhe unë shpreha qëndrimin e PDK-së lidhur me këtë çështje.

Ai tha se qëndrimet ndaj Vetëvendosjes nuk kanë ndryshuar, përndryshe dallimet janë të mëdha.

Krasniqi thotë se i ka përsëritur qëndrimet e partisë në këtë mbledhje, derisa ka përmendur edhe testet që i ka dhënë Serbia për Kosovën.

“I përsërita qëndrimet e PDK’së për të gjitha gabimet trashanike që i ka bërë kjo qeveri, e veçanërisht duke marrë vendime të paligjshme. Ky kryeministër e ka shkel kushtetutën. Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë dobësuar para Serbisë.

I kanë pranu 1 mijë testime nga Aleksandër Vuçiqi duke ia mundësuar me një kosto prej 30 mijë euro të tentojë të shpërlahet prej krimeve gjenocidiale që ka bërë Serbia.

Related Posts