Memli Krasniqi reagon ashpër për shpifjet që bënë faqja “Me Ramushin kryeministër”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj shpifjeve që po bënë ndaj tij dhe zyrtarëve të PDK-së faqja “Me Ramushin Kryeministër” në rrjetin social Facebook.

Memli Krasniqi paralajmëron nëpërmjet faqes së tij në Facebook se do të ndiqen edhe penalisht edhe në mënyrë institucionale sapo të gjenden emrat e atyre që e menaxhojnë këtë faqe me propagandë.

Reagimi i Memli Krasniqit:

Nuk është hera e pare qe kjo faqe dhe faqe te ngjashme me te, publikojnë lajme te rrejshme, duke me apostrofuar mua, por edhe kolege te tjerë nga Partia Demokratike e Kosovës. Është përtej perfiditetit qasja e tille mashtruese, sidomos kur këto faqe e identifikojnë veten me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Njerezit qe sot fshihen prapa ketyre faqeve nen petkun e anonimitetit, nuk do te qëndrojnë ne terr edhe gjate. Kur te identifikohen ata, nuk do te shpëtojnë nga pergjegjesia penale qe kane.

Me vjen keq qe shume njerez mund te jene fyer nga kjo propagande shpifese, edhe pse eshte lehtesisht e dallueshme qe deklarimet e tilla qe keta shpifes na i mveshin, jane pertej cmendurise. Nuk kam reaguar ne raste te kaluara, por prej tash gjithsesi do te mirremi me keto faqe te gerditshme edhe ne menyre institucionale.