Memli Krasniqi për vdekjen e fotoreporterit Bujari: Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Alban Bujari.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook tha se me fotografitë e tij, Albani la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore.

“Me fotografitë e tij, Albani na la një testament të pashlyeshëm të së vërtetës dhe të rrugëtimit tonë monumental, duke i bërë ato momente pjesë të ndërgjegjës globale, përmes botimit në gazetat më të mëdha botërore. Ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që patën fatin që ta njihnin”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë: