Ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkruar në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së që është publikuar sot.
Ai ka thënë se kjo listë, është pasqyra më e mirë e vlerave të PDK-së, që ka njerëz profesionistë, të ndershëm, të përkushtuar dhe të gatshëm për t’i shërbyer Kosovës me dinjitet/
“Secili prej tyre sjell përvojë, energji dhe besim. Secili është vlerë më vete. Në krye të kësaj liste qëndron Bedri Hamza, njeriu që mishëron përvojën, qetësinë dhe vizionin e Kryeministrit që i duhet Kosovës. Me këtë ekip, PDK hyn në garë e fortë, e bashkuar dhe e përgatitur për t’i dhënë vendit një të ardhme që meriton”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Memli Krasniqi nuk do të jetë kandidat për deputet në këto zgjedhje. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:










