Memli Krasniqi pas tubimit të madh përmbyllës të PDK: U kry çdo sen – Faleminderit nga zemra, Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të kësaj partie të mbajtur sot në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët e shumtë në numër që ishin pjesëmarrës, shkruan Gazeta Express.

Krasniqi ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie edhe për energjinë, besimin e mbështetjen e dhënë.

‘‘Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni dhënë në çdo lagje, fshat e qytet – në secilën shtëpi. Nesër është dita e juaj – dita për ta filluar një kapitull të ri për Kosovën!’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi i plotë:

U kry çdo sen!

Faleminderit nga zemra, Kosovë! 🇽🇰

Faleminderit për energjinë, për besimin, për mbështetjen!

Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni dhënë në çdo lagje, fshat e qytet – në secilën shtëpi.

Nesër është dita e juaj – dita për ta filluar një kapitull të ri për Kosovën!

✅ Votoni PDK 131!

✅ Votoni Bedri Hamzën Kryeministër!

Tashmë, të gjithë e dimë dhe besojmë fuqishëm: Kosova mundet ma mirë!