Memli Krasniqi nga Mitrovica: Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur para përkrahësve në tubimin në Mitrovicë.

Krasniqi ka thënë se Bedri Hamza është patriot që e mban fjalën.

“Sonte përveç që jemi në shtëpinë e Bedriut, edhe timen, jemi në një qytet me histori të veçanta për Kosovën. Qytetin e intelektualëve, të kulturës e sportit. Qëndresës e sakrificës. Jemi në qytetin e Trepçës, e Ibrit, e Sitnicës”, tha Krasniqi.

“Mitrovica do të jetë më e fortë me Bedri Hamzën. Ne jemi sonte këtu sepse besojmë në Kosovë ma të mirë, mundet e do të bëjë më shumë për secilin prej jush. Ky është misioni ynë. Patriot që e mban fjalën që e jep”, tha ai më tutje.