Memli Krasniqi, me qindra zyrtarë e anëtarë të PDK-së, për ngushëllime te familja Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga qindra zyrtarë të lartë të partisë, anëtarë të Kryesisë, deputetë, kryetarë komunash dhe aktivistë, ka vizituar sot familjen Thaçi për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi.

Në këtë vizitë ngushëllimi, përfaqësuesit e PDK-së shprehën dhembjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Thaçi, duke kujtuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri të urtë dhe të përkushtuar për familjen dhe atdheun.

Kryetari Memli Krasniqi vlerësoi kontributin dhe vlerat e larta njerëzore të Haxhi Thaçit, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.

PDK qëndron pranë familjes Thaçi në këtë kohë zie.