,

Memli Krasniqi: Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i ftuar të merrte pjesë në marshin e mbajtur më 2 prill, por nuk erdhi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se liderët e partive që janë në pushtet ishin të ftuar që t’i bashkoheshin Marshit për Drejtësi të mbajtur më 2 prill, në Prishtinë.

Vetëvendosja e përkrahu marshin me anë të një komunikate zyrtare por nuk kishte liderë të saj në marsh. Edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ishte i ftuar të merrte pjesë në marsh dhe të merrte fjalën para marshuesve. Çështje e tij pse nuk erdhi. Kam komunikuar vetë me të dhe kam shprehur dëshirën që ai të jetë aty. Më thanë edhe organizatorët se kanë biseduar me të. Kam konsideruar se ai do të ishte mirë që të ishte aty. Por nuk dua të komentoj mungesën e liderëve në marsh”, saktësoi, Memli Krasniqi.

Related Posts