Memli Krasniqi: Deputetët e VV-së kërkuan që të mblidhemi një herë në javë, kjo është shkelje e rregullores

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se sot ndodhi një “zhvillimi i papranueshëm” në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se deputetët e Vetëvendosjes, kundër rregullores, kanë kërkuar që të mblidhen një herë në javë në Kuvend dhe jo çdo 48 orë.

“Në kundërshtim me rregulloren që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet Kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë. Këto janë dy probleme: e para; është krejtësisht e papranueshme të bëhet një kërkesë e tillë për të shkelë rregulloren me vetëdije deputetët e Republikës së Kosovës dhe e dyta kjo tregon që i tyre s’është në asnjë mënyrë për të tentuar për të bërë zgjidhje apo për të lëvizur përpara, por thjesht këto përsëritje, këto repriza të mos mbahen çdo dy ditë, po çdo javë.

Krasniqi tha se është për keqardhje “kjo mungesë totale e përgjegjësisë para qytetarëve”.

“Kërkesa ishte e Lëvizjes Vetëvendosje që të mblidhemi një herë në javë. Ne thamë që s’mund ta shkelim rregulloren dhe duhet të mbahet çdo 48 orë, ashtu siç e parasheh rregullorja”./Express/