Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz në nderim të Ilaz Kodrës në 26-vjetorin e rëniës së tij heroike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi me disa fotografi në Facebook, ku thotë se Ilaz Kodra ishte ndër të parët që, krah Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarëve të tyre, i dhanë jetë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Së bashku me mijëra djem e vajza të UÇK-së, Ilaz Kodra qëndron në themelet e lirisë sonë dhe shtetit tonë të pavarur”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë postimi i plotë i Krasniqit: