Melania e përshkruan takimin e parë me Trump: Ndihesha sikur isha në qendër të botës së tij

Melania Trump ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale pasi postoi në profilin e saj në X një fragment nga libri “Melania”, i cili doli më 8 tetor 2024 dhe u bë menjëherë më i shituri në Amazon dhe New York Times.

Në klipin dhe fragmentin e shpërndarë, Melania rrëfen takimin e parë me Donald Trump, në një mbrëmje gjatë Javës së Modës në New York, në vitin 1998.

Edhe pse ishte e lodhur pas një udhëtimi nga Parisi, me nxitjen e shoqes, ajo pranoi të shkonte në klubin Kit Kat, vendi ku ndodhi takimi i saj i parë me Trump.

Foto: X

Ajo kujton se Trump i la menjëherë përshtypje me sharmin, përqendrimin dhe bisedën e veçantë.

Edhe pse ishte në shoqërinë e një tjetër gruaje atë natë, Melania ndjeu një tërheqje të menjëhershme ndaj tij, duke u ndier “në qendër të botës së tij”, siç shkruan vetë në libër.

Rikthimi i këtyre solli reagime të shumta në rrjet, sidomos për sinqeritetin dhe mënyrën si Melania e përshkruan lidhjen që sapo kishte nisur.

Ndërkohë, ka rifilluar të qarkullojë edhe një intervistë e vitit 1999, ku Melania përballej me pyetjet rreth motivit të saj për të qenë me një njeri kaq të pasur dhe më të madh në moshë.

Donald dhe Melania

Në atë kohë, ajo i kundërshtoi zërat që e akuzonin për interesa materiale, duke thënë: “Nuk mund të përqafohesh apo të flasësh me një shtëpi të bukur apo një makinë luksoze. Nëse je me dikë, duhet të ndihesh i/e plotësuar”.

Melania dhe Donald Trump u martuan në vitin 2005 dhe kanë një djalë së bashku, Barron Trump, i lindur në vitin 2006.

Donald dhe Melania

Postimi i saj i fundit, së bashku me fragmentin nga libri, shihet si një rikujtim publik i lidhjes së tyre, por edhe si një përpjekje për të riafirmuar identitetin dhe rolin e saj në jetën publike dhe familjare të Trump.