Bilanci i shpërthimit të naftësjellësit në qendër të Meksikës, ka arritur në 109 të vdekur, shtatë ditë pas kësaj katastrofe.
“Dy persona vdiqën sot në mëngjes në spitalin rajonal Zumpago duke e çuar bilancin në 109 të vdekur”, njoftoi në një konferencë për shtyp ministri meksikan i Shëndetësisë, Jorge Alcocer, shkruan ATSH.
Qeveria kishte komunikuar dje në mbrëmje një bilanc prej 107 të vdekurish dhe 40 të plagosur, që u rrit gjatë ditës së sotme.