Mehmetajt i ‘mbushet kupa’ me Gashin: Thuaj “s’jam avokat’, jam anëtar i VV-së”

 

“Duhet me thënë: ‘Unë s’jam duke folur si avokat, unë jam anëtar i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje…”

Kështu iu drejtua gazetari Lirim Mehmetaj avokatit dhe analistit pro pushtetit, Tomë Gashi, pasi iu ‘mbush kupa’ me deklaratat e tij në emisionin “Debat Plus”.

Mehmetaj nuk kurseu asgjë ndaj Gashit, duke i nxjerrë militantizmin pro Lëvizjes Vetëvendosje: “Ty 90 për qind nuk të besojnë, ti je militant partiak që vjen këtu qysh t’i konvenon. Kur ta flet një fjalë, thua ‘unë jam avokat’, kur t’i konvenon, thua ‘unë mendoj politikisht’.”

Ndonëse Gashi përpiqej ta devijonte debatin, Mehmetaj e sfidoi Gashin që të deklarohej qartë: “Ti duhet me tregu në fillim të fjalisë, me thanë: ‘Unë kam ardhur si avokat, procedurat janë këto.’ Ose duhet me thënë: ‘Unë s’jam duke folur si avokat, unë jam anëtar i partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, unë kam interesa për pushtetin, mua më konvenon me qenë afër Albin Kurtit, prandaj çfarëdo që të bëjë Albin Kurti, them se është mirë.’”