Mehmetaj: Vendimet e presidentes varen nga ajo që i konvenon Albin Kurtit

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka deklaruar se vendimet e presidentes Vjosa Osmani lidhen drejtpërdrejt me interesat politike të kryeministrit Albin Kurti.

“Kur dhe çka vendos presidentja varet kryekëput nga kur dhe çka i konvenon Albin Kurtit që të vendos presidentja”, ka thënë Mehmetaj.

Ai ka shtuar se është e qartë për opinionin publik se presidentja Osmani vepron nën direktivat e Albin Kurtit, duke theksuar se ky fakt “nuk fshihet më” dhe se “veprimet e saj politike janë të ndërlidhura me interesat e Vetëvendosjes”.