Mehmetaj: Sipas Kurtit, qeveria e ardhshme e tij do të jetë pazar me Vuçiqin

Gazetari Lirim Mehemtaj ka komentuar komunikatën e qeverisë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku ‘u konstatua’ se Serbia po e pengon konstituimin e institucioneve.

Sipas, Mehmetaj, tashmë vetë Kurti n aka treguar se nëse ka Qeveri Kurti III, ajo do të bëhet veç me pazar me Vuçiqin.

E plotë:

Sipas vete Albin Kurtit, qeveria e ardhshme e tij do te jete pazare i hapur, apo i fshehur me Aleksander Vuciq-in…

Duam pergjigje ne keto pyetje:

120 deputete i ka Kuvendi i Kosoves, ku mete ti bash ne qata qe po i ndikon Serbia?

Prej nga i more informatat per deputetet qe po i ndikon Serbia, me cka po i ndikon dhe pse s’ka akoma te arrestuar?

A nenkupton tash qe cdo vote qe e merr nga minoritetet eshte vote e bashkepunimit te fshehte me Vuciq-in?

Duke dhene sot vec informacione gjysmake ti kercenove qe kush nuk voton per ty ti e kompromiton me informacione, prandaj pse s’po i publikon sot kush jane ata deputete dhe me cka po blihen/kercenohen?

A eshte Adem Hoža, te cilin ti e takove, nje nga deputetet qe i ndikon Serbia? Nese po, pse nuk e raportove kete ndikim pas takimit me te?

T’bofte mire bashkepunimi me Vuciqin o shkaterrues i shtetit dhe shoqerise.