Gazetari Lirim Mehmetaj ka ngritur shqetësime mbi mënyrën se si po ndahen kontratat publike nga Qeveria e Kosovës, duke denoncuar një rast ku një kompani dhe pronari i saj, të dënuar më parë për mashtrim në tenderim, kanë fituar një kontratë shtetërore me vlerë prej mbi 9 milionë eurosh.
Në Debat Plus, Mehmetaj ka thënë se vonesat në konstituimin e institucioneve dhe mungesa e figurave të reja politike po krijojnë hapësirë për keqpërdorime të mëdha.
“Përderisa institucionet nuk po themelohen, nuk po dalin figura të reja, as në Kuvend e as në Qeveri. Hajnia po vazhdon me këto figurat e njëjta. Edhe unë mendoj që kjo është edhe me e rëndësishme me kuptu pse këta (të Vetëvendosjes) e kanë pas kaq të rëndësishme, pozicionet me i mbajt”, ka thënë Mehmtaj.
Mehmetaj shpjegoi se kontrata në fjalë i është dhënë një kompanie të cilës, së bashku me pronarin e saj, me vendim gjykate i ishte ndaluar të merrte pjesë në tenderë publikë. Pavarësisht kësaj, ata kanë fituar një kontratë për zgjerimin e rrugës nacionale N.9, Prisht segmenti Dollc–Zahaq, me vlerë prej më shumë se 9 milionë e 244 mijë euro.
“Kontratë prej shtetit, titulli i kontratës zgjerimi i rruhës nacionale N.0, Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, Loti 1,2.
Një pronar i një kompanie ishte i dënuar gjithashtu edhe vet kompania, por prapë ka fituar një tender.. E a patë që është dënuar pronari dhe kompania, a patë që në dënimin i ndalohet me marrë pjesë. Çka ndodh? Ia japin tender 9 milionë… Qeveria e Kosovës, personit të cilit është dënuar për mashtrim në tenderim, ia ka jep tenderin 9 milionë e 244 mijë euro”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.