Mehmetaj për Kurtin: Autoritari në tendencë s’po shkon mbi 50 për qind

Gazetari Lirim Mehmetaj ka vlerësuar se rezultatet e exit poll-it të UBO-s të publikuara në TV Dukagjini tregojnë jo vetëm epërsinë e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe një nivel më të lartë të pjekurisë demokratike të shoqërisë kosovare, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit.

Sipas Mehmetajt, ndryshe nga liderët rajonalë që arrijnë mbi 50 për qind të votave përmes ‘qasjeve autoritare’, në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh.

“Mbetet ky autoritari në tendencë i vetëm në Ballkan që nuk shkon përmbi 50 për qind, qysh është Vuçiqi, Edi Rama, Mickoski. Dmth megjithatë shihet se Kosova është më e pjekur si shoqëri demokratike. Edhe lëvizje si kjo e VV-së populiste nuk munden me shku mbi 50 për qind. Kjo nuk përben kumedit farë lajmi. Çka përben diçka tjetër. Ne deri sot kemi qeni në një udhëkryq, i sponzoriuar nga njerëzit e VV-së nëpër studio televizive që qasja polarizuese, konfrontimi i drejtpërdrejtë e rrit. Edhe kaq qenë një far udhëkryqi. Do besofshin që është do nuk besofshin që është. Këto zgjedhje fatmirësisht pat qetësi absolute, Albin Kurti e zbuti gjuhën, opozita qindori në gjuhën e butë të vetën si më herët. Bedri Hamza i butë, Lumir Abdixhiku i butë, Albin Kurti i butë. Krejt të butë. Çuditërisht ajo çka njerëzit e dojshin nga opozita”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.