Mehmetaj: “NOA Energy Trade” po hetohet, sot kam pranuar thirrje nga një polic hetues

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka njoftuar se sot ka pranuar thirrje nga një polic hetues, i cili ka kërkuar nga ai, nëse ka prova shtesë në lidhje me Kompaninë ‘NOA Energy Trade’, për të cilën Mehmetaj kishte raportuar.

Sipas Mehmetajt, atij ia kanë konfirmuar se kjo kompani po hetohet. Ai ka shtuar tutje se Kompania në fjalë i është ofruar nga palë të treta për të parë mundësinë e një ‘marrëveshje’ për mosraportim, por që këto do t’ia tregoj prokurorisë.

E plotë:

Sot me ka thirr një polic hetues për të më kërkuar nëse kam ndonjë provë shtesë për kompaninë “NOA Energy Trade”, sepse po e hetojnë.

Kënaqësi e veçantë kjo.

Me shumë gjasë, vetë Prokuroria tash do të sigurojë të dhëna shumë më të thella, sesa ato që i kam prezantuar unë fillimisht, por unë Prokurorisë do t’i tregojë për personat që më janë afruar përmes palëve të treta për të parë mundësinë që të merreshim vesh e unë të mos publikoja ato që i kam publikuar për këtë kompani.

Vëmendje: Askush nga Qeveria e Kosovës, asnjëherë, nuk ka folur për këtë kompani që s’i dihet mirë as zyra ku e ka e në anën tjetër gjeneron qindra miliona euro brenda vitit.