Mehmetaj: Kurti ka përshtypje hyjnore për veten, është e rrezikshme

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shprehur kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurti, dhe partisë së tij, Vetëvendosje.

Ai e përshkroi qasjen e Kurtit si të bazuar në një mendësi të rrezikshme që ai e quajti “sindroma e Zotit”.

Në kritikat e tij, gazetari Mehmetaj nuk la pa përmendur edhe Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen e saj ndaj institucioneve shtetërore dhe pasurisë publike

“Për shembull krahu i luftës kur e ka sulmuar dikë të LDK-së. Kanë menduar përnime që është ashtu. Tash nuk është më ashtu. Se kur shkon Haki Abazi në VV ai bëhet mrekullia vetë, kur shkon Mimoza Kusari në VV shpërlahet. Asnjë politikan më herët nuk e ka pas idenë mbi vetën se ai është pastruesi, ai është Jezusi. Mjafton me ia pastru këmbët me lot atij edhe të lahesh. E kjo është sindroma e Zotit, veç ky e ka.

Ideja që është përcaktuesi final i situatave, i njerëzve. Kjo s’ka ndodh ma herët. Përshtypje hyjnore për vetë askush nuk ka pas. E kjo është shumë e rrezikshme.

Edhe tjetra. Ka pas tylifarë sulme për persona nga njëri krah, e ka sulmuar personin tjetër. Kush institucionet e shtetit nuk i ka prek. Përveç LVV-së, ka besuar që është mire me i kall institucionet e shtetit dhe pasurinë shtetërore”, ka thënë Mehmetaj në Debat Plus.