Para martesës me Princin Harry dhe shumë kohë para largimit nga Familja Mbretërore, Meghan Markle thuhet se kishte nisur të krijonte tensione edhe në rrethin e saj më të ngushtë.
Një nga ato marrëdhënie të prishura ishte ajo me ish-këshilltaren e saj të biznesit, Gina Nelthorpe-Cowne.
Sipas biografisë së Tom Bower, Revenge, sjellja e Meghan gjatë një vizite në Skoci në vitin 2018 u konsiderua “jo mbretërore”, pasi ajo përqafoi publikun, dha autografe dhe pozoi për selfie, në kundërshtim me protokollet e pallatit. Megjithatë, sipas autorit, momenti më domethënës ndodhi jashtë syrit të publikut, shkruan DailyMail.
Nelthorpe-Cowne ishte pjesë e një vizite në një qendër për të pastrehët, ku fillimisht u udhëzua të bashkohej me ekipin e Meghan, por më vonë u zhvendos në grupin e Princit Harry. Ajo pretendon se kjo lëvizje ishte urdhëruar nga Meghan dhe se një zyrtar i pallatit e kishte ndaluar të afrohej sërish pranë saj.
Në një shkrim për The Mail on Sunday, Gina rrëfen se kishte paralajmëruar Meghanin që martesa me Harry-n do të ishte një sfidë e madhe, duke theksuar presionin e medias dhe pritshmëritë e familjes mbretërore. Reagimi i Meghan ishte i prerë: “Nuk dua ta dëgjoj”.
Gina shpjegon se Meghan, megjithëse një grua ambicioze dhe me instinkt të fortë biznesi, ka një mënyrë të prerë për të shkëputur marrëdhëniet me njerëz nga e kaluara – përfshirë familjen e saj, ish-bashkëshortin dhe miqtë.
Për më tepër, Meghan është kritikuar për sjelljen e saj ndaj stafit mbretëror. Sipas një tjetër libri, Battle of Brothers nga Robert Lacey, ajo akuzohej për dërgimin e email-eve që në orën 5 të mëngjesit dhe për krijimin e një “mjedisi toksik”, që la ndikim emocional tek disa punonjës.
Kjo çoi në përplasje me Princin William, i cili u trondit nga akuzat për ngacmime dhe mungesë respekti ndaj stafit të pallatit.