Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Medvegjë ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve iu pasivizohen vendbanimet dhe vendqëndrimet.
Lirona Zuka nga Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë qytetarët shqiptarë nga Medvegja që ta lajmërojnë pasivizimin e vendbanimit në Zyren e KKSH-se ne Medvegje.
‘Në kuadër të projektit “lajmëro pasivizimin” ftojmë çdo qytetar që ka vendbanimin dhe venqendrimin e pasivizuar, të dorëzojë në zyret e KKSH një kopje të aktit juridik (vendim apo njoftim) nga ana e organit kompetent (stacionit policor) për vendbanimin dhe vendqendrimin e pasivizuar’, thotë Zuka.
Është e domosdoshme, vijon ajo, krijimi i bazës së të dhënave, në mënyrë që të dokumentohet dhe të adresohet ky proces diskriminues dhe selektiv, në kundërshtim me të drejtën e brendshme dhe konventat ndërkombëtare. /Fokusi.info