Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video)

Janë luajtur dy ndeshjet e radhës për javën e tetë në Serie A. Në Friuli, Udinese ka fituar 3-1 ndaj Lecce. Vendasit shënuan dy gola në pjesën e parë më Karlstrom 16′ dhe Davis 37′.

Reagimi i miqve erdhi në pjesën e dytë, ku mesfushori i Shqipërisë, Medon Berisha, realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit nga një distancë e largët.

Megjithatë, supergoli i Berishës nuk e shëtpi dot Lecce-n nga humbja. Buksa vulosi fitoren e Udinese 3-1 me golin e tij në fund të kohës së rregullt. Përveç Berishës, i cili bëri një super ndeshje, titullar për Lecce-n ishte edhe mesfushori tjetër kuqezi, Ylber Ramadani.

Në sfidën tjetër të luajtur në “Ennio Tardini”, Parma dhe Como u ndanë në barazim pa gola.

SHIKOSUPERGOLINEBERISHES

The post Medon Berisha shënon GOL SPEKTAKOLAR, po nuk e shpëton dot Lecce-n nga humbja. “Paqe” në Parma-Como (video) appeared first on Telesport.