Luka Modriq i ka dhënë lamtumirën Real Madridit.
Kjo i dha fund spekulimeve se pas 12 vitesh ai do të largohej nga Klubi Mbretëror, vendi ku fitoi pesë Liga të Kampionëve, Topin e Artë dhe trofe të panumërta të tjera, si kolektive ashtu edhe individuale.
Edhe pse, ashtu si në vitet e kaluara, pati spekulime për muaj të tërë nëse Modric do të qëndronte, Reali vendosi të mos ia zgjaste kontratën për një vit tjetër.
Siç shkruan gazeta spanjolle Relevo, rolin kryesor, sigurisht, e luajti presidenti i klubit, Florentino Perez.
Ai zhvilloi disa takime me Modricin dhe Reali vendosi t’u jepte më shumë shanse lojtarëve të rinj.
“Kontrata e Modricit po skadon dhe Reali është i vetëdijshëm se duhet të investojë te lojtarët e rinj”, shkruan Relevo.
Modric e falënderoi Perezin, ndër të tjera, në letrën e tij të lamtumirës.
“Dua ta falënderoj klubin nga thellësia e zemrës, veçanërisht presidentin Florentino Perez, shokët e mi të ekipit, trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre gjatë gjithë këtyre viteve”, shkroi Modric.