Mediat portugeze: Ronaldo shijon pushimet në jaht një ditë pas funeralit të shokut

Cristiano Ronaldo nuk shkoi në funeralin e Diogo Jota (dhe të vëllait), ish-shoku i tij i skuadrës në kombëtaren e Portugalisë.

Sulmuesi portugez u fotografua një ditë pas funeralit duke pushuar në një jaht në Mallorca me Georgina Rodriguez.

Mediat lokale raportuan se 40-vjeçari ishte në jaht, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke e kritikuar CR7 për mungesën e tij.

Gjithsesi, është edhe një variant tjetër. Ronaldo mund të ketë vendosur të mos merrte pjesë në këtë ngjarje për shkak të ndjeshmërisë që lidhet me vdekjen e babait të tij, Jose Diniz Aveiro, i cili vdiq në shtator të vitit 2005 kur Ronaldo ishte vetëm 20 vjeç.

The post Mediat portugeze: Ronaldo shijon pushimet në jaht një ditë pas funeralit të shokut appeared first on Telesport.