Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka zbuluar se nuk ka ndërmend të ndalet me kaq dhe synimi i tij i radhës do jetë transferimi i Edon Zhegrovës.

Marokeni e pëlqen shumë fantazisin e Kosovës, sipas edhe raportimit të Fabrizio Romano, por edhe shumë mediave franceze, Marseille ka nisur zyrtarisht negociatat me Lille-n për transferimin e mundshëm të Zhegrovës.

Para se të arrijë marrëveshjen me Lille-n, Marseille duhet të zgjidhë një problem tjetër. Duke qenë se Edon Zhegrova nuk e ka statusin e të qenurit nga një vend anëtar i BE, Marseille momentalisht i ka të zenë 4 vendet me këtë status, ndaj duhet larguar njëri prej lojtarëve, për të liruar vendin Zhegrovës.

Duke qenë se kontrata e Zhegrovës skadon vitin e ardhshëm, Lille e vlerëson fantazistin shqiptar 15-20 milionë euro, shifër që mesa duket Marseille është e gatshme ta paguajë.

The post Med’hi Benatia e do me patjetër te klubi i tij, Zhegrova do largohet nga Lille por jo nga Ligue 1 appeared first on Telesport.